top of page

Kushtet e përdorimit

Siguracioni

Të gjitha autoveturat tona janë të siguruara ndaj dëmtimeve me palët e treta.

 

Nëse autovetura jonë dëmtohet nga një autoveturë tjetër, e cilësuar fajtore nga Ekspertiza e Policisë, ku klienti duhet të përshkruajë situatën e aksidentit në formularët standartë, dëmtimi nuk kompensohet nga Sigurimi i makinës së marrë me qira, por nga Policia e Sigurimit të autoveturës që ka shkaktuar dëmin (si palë e tretë). 

Nëse autovetura jonë dëmtohet nga shoferi që e ka në përdorim, i cilësuar fajtor nga Ekspertiza e Policisë, ku klienti duhet të përshkruajë situatën e aksidentit në formularët standartë, dëmtimi kompensohet 80% nga Siguracioni dhe 20% nga klienti. 

Siguracioni nuk përfshin

Çarjen e gomave

  • Tasat

  • Vjedhjen e pasqyrave

  • Dëmtimin e shasisë

  • Dëmtimin e motorrit si rezultat i karburatit

  • Dëmtimin e pompës së naftës/benzinës

  • Dëmtimet e kryera nga shoferat nën efektin e alkoolit/drogave

  • Dëmtimet e qëllimshme të shkaktuara përmes shpërthimeve, zjarrëvënies, eksploziveve apo djegia e tapicerisë

  • Dëmtimet e shkaktuara nga shoferë të cilët nuk janë të autorizuar me shkrim të përdorin autoveturën

Në rast aksidentesh, nëse klienti nuk paraqet raport policie, Siguracioni nuk është i vlefshëm. Klienti është i detyruar të paguajë të gjithë vlerën e dëmtimit, sipas faturës.

Siguracioni nuk mbulon dëmet në cdo rast kur klienti gjobitet për çdolloj arsye, si p.sh: parkim i gabuar, manovrim i gabuar,

mosruajtja e distancës etj.

 

Në rast aksidenti, klienti është i detyruar të njoftojë policinë dhe Meta Rent për të përshkruar situatën dhe të plotësojë formularët e nevojshëm. 

Kilometrazhi

Kilometrazhi është i palimituar brenda kufijve të Shqipërisë.

Dorëzimi

Dorëzimi i autoveturës bëhet në lokacionin e dhënë në informacionin e rezervimit të makinës.  Dorëzimi i makinës bëhet vetëm brenda për brenda qyetit të Tiranës dhe në vendndodhje të tjera në qoftë se është rënë dakort paraprakisht.

Mënyrat e pagesës

Ofrojmë dy mënyra pagese:

  1. Klienti mund të parapaguajë të gjithë shumën e rënë dakort paraprakisht nëpërmjet PayPal. (Kjo shumë nuk përfshin depozitën e sigurimit për autoveturën.)

  2. Klienti mund të paguajë paraprakisht 50 EUR për të rezervuar autoveturën dhe shumën e mbetur e paguan personalisht në mbërritje.

Depozita

Depozita e sigurimit të makinës bëhet në person me anë të Kartës së Kreditit, pasi personi ka inspektuar makinën për gërvishtje apo dëmtime të pashkruara në kontratën e qirasë.

Për rezervimin e çdo autoveture nga Meta Rent, duhet të paguhet një depozitë prej 300 EUR.

 

Kjo depozitë i rikthehet përsëri klientit brenda një periudhe (maksimalisht) 1 mujore, pasi është inspektuar makina dhe janë paguar gjobat (nëse ka)  të cilat mund të dalin në sistem me vonesë .

Konfirmimi i rezervimit

 ***Rezervimi i makinës që ju dëshironi të merrni me qira, nuk quhet i konfirmuar pa u paguar paraprakisht 50 EUR ose e gjithë shuma e llogaritur.

Për këtë konfirmim duhet të mbetemi në kontakt nëpërmjet e-mail ose WhatsApp, ku klienti duhet t'u përgjigjet disa pyetjeve paraprake si, sa vjeç është personne që do të jetë në drejtimin e makinës etj.

Pasi kërkesa juaj të jetë pranuar dhe të jetë transferuar shuma e rënë dakort në llogarinë bankare të Meta Rent(për të cilën do të informoheni për konfirmimin e transfertës nëpërmjet e-mail ose WhatsApp), vetëm atëherë rezervimi juan quhet i konfirmuar dhe makina do të jetë gati në datën, orën dhe lokacionin e përcaktuar nga klienti.

bottom of page